Kërkohet anulimi i dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Nga Igli Çelmeta
24 Korrik 2026, 09:10 | Kronikë

Kërkohet anulimi i dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror, Erion

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën Administrative, ku ka nisur seanca gjyqësore.

Veliaj kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror. 

Gjatë seancës, mbrojtja e Veliajt po shprehet lidhur me kërkesën e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë”, i cili ka kërkuar të pranohet si palë në procesin gjyqësor të nisur nga kryebashkiaku.

Avokati Plarent Ndreca tha: “Shoqata ka theksuar edhe lidhjen e Ols Dados me çështjen e 21 janarit. Kur statusi i një prokurori kontestohet si i paligjshëm. Nuk është thjesht kuriozitet publik, pir pjesë e të drejtës për informimin publik. Pranimi i kërkesës nuk do ta ngarkonte gjykimin, por do ta bënte atë më të plotë. Shoqata nuk do të cenonte të drejtat e palëve për mbrojtje. Veliaj ka interes që gjykimi të zhvillohet në mënyrë sa më të plotë. Sipas nesh dekreti i emërimit të z.Dado është i pavlefshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos