Gjykata e Lartë lë në fuqi fajësinë për Jorgo Goron, kthen për rigjykim çështjen e pasurive

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 17:30 | Kronikë

Gjykata e Lartë lë në fuqi fajësinë për Jorgo

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimet e gjykatave të posaçme për shpalljen fajtor të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe bashkëpandehurve të tij.

Në të njëjtin vendim, Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë pjesërisht vendimin lidhur me konfiskimin e pasurive, duke e kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas dokumenteve gjyqësore, bëhet fjalë për prishjen e vendimeve të mëparshme të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe të shkallës së parë, vetëm për pjesën që lidhet me konfiskimin e pasurive të paluajtshme, duke kërkuar një shqyrtim të ri nga një tjetër trup gjykues.

Jorgo Goro është hetuar nga SPAK për pasurinë e tij, ndërsa ndaj tij janë vendosur dy masa sigurie “arrest në burg”. Aktualisht, ai ka marrë dy dënime, prej të cilëve një e ka vuajtur.

Ai është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen e tjetërsimit të tokave në zonën bregdetare të Himarës, ndërkohë që ndaj tij vijon edhe një proces i dytë gjyqësor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos