Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj Jonaid Myzyrajt

Nga Armand Bajrami
25 Maj 2026, 11:22 | Kronikë

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj Jonaid Myzyrajt

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj Jonaid Myzyrajt, ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, raporton A2 CNN.

SPAK kërkoi pushimin e hetimit për një nga episodet penale ku Myzyraj akuzohej për "shkelje të barazisë në tendera". GJKKO ka vlerësuar të mos pranojë kërkesën dhe ta kthejë dosjen në SPAK, duke i lënë 45 ditë kohë Strukturës së Posaçme për kryerjen e një akt-ekspertimi.

SPAK kërkoi pushim për një episod ku ish-zyrtarët e Prokurimeve dyshohen për “shkelje të barazisë në tendera”. Ndërsa në një çështje të ndarë, SPAK vijon hetimin ndaj Myzyrajt dhe disa personave të tjerë mbi dyshime për disa vepra penale, mes të cilave edhe “shpërdorimi i detyrës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos