Konflikt mes dy personave në Kombinat, plagoset me thikë 61-vjeçari

Nga Igli Çelmeta
25 Maj 2026, 09:24 | Kronikë

Konflikt mes dy personave në Kombinat, plagoset me thikë

Një konflikt mes dy të personave ka ndodhur në lagjen e Kombinatit në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 61-vjeçar me inicialet A.A. Dyshohet se dy personat e përfshirë në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur, raporton A2CNN. "Blutë" arrestuan në flagrancë autorin, shtetasin E.M., 55 vjeç.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit në lidhje me rastin thuhet: "Kombinat/Më datë 25.05.2026, rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, banues në Kombinat. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos