
Një shtetase nga Indonezia është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka braktisur në banesën ku jetonte foshnjën e lindur, shkruan A2 CNN.
Procedimi në gjendje të lirë nisi për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. Ë., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.
Shtetasja indoneziane kishte katër muaj që kishte ardhur në Shqipëri dhe punonte si pastruese. Pasi ka lindur foshnjën, e ka braktisur. Kane qenë disa nga shoqet e saj që kanë lajmëruar policinë. Foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)
