"Grevë deri në vetëflijim", pretendon që i grabitën pronën në Golem: I vdekur që i vdekur jam

Nga Armand Bajrami
29 Tetor 2025, 10:58 | Kronikë

"Grevë deri në vetëflijim", pretendon që i

Rexhep Ademi thotë se do të mbajë një grevë urie deri në vetëflijim para SPAK-ut, me pretendimin se i kanë grabitur një pronë në Golem përmes falsifikimit të dokumenteve.

Po sipas tij, vdekja e dajës së tij dhe një tentativë e vrasjes së të ëmës nuk janë hetuar, shkruan A2.

“I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim", tha Ademi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos