
Dorëzohet në Komisariatin e Policisë Sarandë oficeri i policisë Irakli Koçiaj dhe 4 punonjësit e IMT të Bashkisë Sarandë ende në kërkim.
Oficeri i Krimeve për zonën e Ksamilit ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër-arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”, shkruan A2.
Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deri tani janë arrestuar 8 ish-efektivë të Policisë së Sarandës me këtë akuzë. Dy prej tyre, përfshirë Shefin e Komisariatit, ndodhen në burg me afat 30-ditor dhe pritet që për pak ditë t’u rivlerësohet masa e sigurimit, 5 të tjerë ndodhen në “arrest shtëpie”.
4 punonjësit e IMT Sarandë ende në kërkim. (A2 Televizion)