Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, shpjegoi se nuk ka rëndësi numri i kamerave të instaluara për të parë se çfarë ndodh, por sistemi që përdoret.
“500 kamera dhe 500 burra nuk janë në gjendje të rrinë gjithë ditën të shohin çfarë ndodh. Nuk ka nevojë fare. Numri i kamerave nuk ka të bëjë me numrin e personave që janë në sallë. Është sistemi që ti përdor. Unë nuk e di çfarë përdorim, por di vetëm që në të gjitha rastet nuk kemi informacion që ka reagim për shkak të përdorimit të këtij sistemi dhe për aq kohë sa nuk e kemi, do të thotë që nuk janë kamerat të atij niveli. Ka rëndësi çfarë kamere ti do të përdoresh dhe çfarë qëllimi ke ti. Erdhi një kompani italiane dhe donte të prezantonte një sistem kamerash dhe ndryshimi i tyre ishte shumë inteligjent. Ai thoshte për shembull, i kemi montuar në stacionin e Terminit dhe i kërkuan që të ulte rezolucionin se pamjet ishin të tilla sa e lexonin edhe kartën e kredit. Pra, aq të fortë e kishin rezolucionin ato kamera. Dhe kishin vendosur dy sisteme. Pra, nuk ka nevojë të kesh kabllo, mund të kesh dhe kupola të vendosura siç i kanë vendosur dhe këta e kanë aty regjistratorin. Transmetimet vijnë dhe shkojnë tek salla operative dhe këto kamera janë 360° dhe kanë një fokus. Për shembull, janë kamera termike, janë kamera që lexojnë informacionet që kanë, veprimet që ti bën. Nëqoftëse një automjet rrotullohet disa herë, tregon një lloj shqetësimi dhe veprimi i parë del nga salla dhe ti shkon për të kontrolluar këtë automjet. E lexon edhe maskën dhe është në gjendje të reagojë. Pra, nëqoftëse nuk i ke këto elementë, çfarë është kamera? Vetëm kur ndodhi ngjarja, për të parë si iku”, tha Softa.
“Prandaj vuajmë se ne nuk e kemi problemin a e kapëm autorin, por a e parandaluam ngjarjen. Pra, më shumë duhet ta parandalosh. Protokolli i sigurisë dhe i çertifikuar është shumë i rëndësishëm se nuk të lejon qoftë edhe gabimet njerëzore që mund të ndodhin. Perimetri është i përcaktuar. Sa është perimetri do ta normosh. Le të jetë privat aeroporti në menaxhim”, shtoi Softa.
(A2 Televizion)
