Policia e Tiranës informon se ka sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis sativa dhe një armë gjahu gjatë operacionit të koduar “Aksi”.
Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 2 shtetas, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.
Të arrestuarit janë Shaban Haka 34 vjeç, banues në Nikël dhe Ilir Topalli 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Volswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë. (A2 Televizion)