Kokaina e fshehur në pleh organik, SPAK kërkon dënimin me 14 vite burg të kimistit nga Kolumbia

Nga Armand Bajrami
3 Qershor 2026, 09:51 | Kronikë

Kokaina e fshehur në pleh organik, SPAK kërkon dënimin me 14 vite

SPAK shpall pretencën për Samir Rosales Rodriguez, kimistin e grupit kriminal që trafikoi kokainë nga Amerika Latine në Shqipëri, të tretur në pleh organik artificial, shkruan A2 CNN.

Prokurori Adnan Xholi  kërkoi dënimin me 14  vjet burgim të Rodrigez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit.

Sipas hetimeve Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri.

Detyra e tij ishte të  nxirrte kokainën e përzier në pleh organik, e cila llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos