Kreu i SPAK, Klodian Braho, tha të martën se gjatë vitit të fundit institucioni që drejton është përballur me fluks pune në rritje, në çështje më komplekse, me pritshmëri të madhe publike dhe forma kriminaliteti që ndryshojnë shpejt.
Por sipas tij, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kufizohet vetëm te ndjekja e aktorëve individualë.
Sipas tij, gjatë vitit 2026, SPAK do të vijojë të forcojë qasjen proaktive.
Ballë sfidave të reja, Braho evidentoi edhe rëndësinë e mbështetjes buxhetore dhe institucionale.
Deklaratat e Brahos u bënë gjatë prezantimit të rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2026, duke e vënë theksin te evazioni, krimi kibernetik dhe trafiku në fokusin kryesor.
Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, evidentoi shifrën e aseteve të sekuestruara nga Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm në dy vitet e fundit. (A2 Televizion)