“Kujdes nga mesazhi mashtrues”, autoritetet zbulojnë skemën: Si të mbroheni

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 16:02 | Kronikë

“Kujdes nga mesazhi mashtrues”, autoritetet zbulojnë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një fushatë mashtrimi përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania me qëllim përvetësimin e të dhënave personale, kredencialeve dhe informacioneve bankare.

“AKSK ka ndërmarrë masat e nevojshme duke referuar pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë AKEP, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës për marrjen e masave përkatëse të bllokimit”, thotë ASKS, përcjell A2 CNN.

“Mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që synojnë të përvetësojnë të dhëna personale, kredenciale dhe informacione bankare.

Për t’u mbrojtur: Mos klikoni në lidhje të dyshimta. Mos ndani të dhëna personale apo bankare. Verifikoni gjithmonë adresën e faqes që po vizitoni. Përdorni vetëm kanalet zyrtare për të kontrolluar apo kryer pagesa. Nëse dyshoni se keni rënë pre e këtij mashtrimi, kontaktoni menjëherë bankën tuaj dhe raportoni rastin pranë autoriteteve përkatëse”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos