Makina përplas këmbësoren në Vlorë

Nga Edi Ruçi
3 Maj 2026, 12:03 | Kronikë

Makina përplas këmbësoren në Vlorë

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku një automjet tip Toyota ka përplasur një grua rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke kaluar në vijat e bardha.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. E dëmtuara është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Policia po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos