
Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Sipas njoftimit paraprak të policisë një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në rrugën “Xhanfize Keko në dyqanin për shërbime interneti. A2 CNN mëson se dyqani i përket kompanisë MCN, në pronësi të Endri Meksit.
Më herët u raportua për se shpërthimi kishte ndodhur në katin e dytë të një pallati ën zonën e ish-Porcelanit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)