Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 16:55 | Kronikë

Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë zyrtare për të mos u mbajtur në kabinën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

Përmes përfaqësuesit të tij ligjor Kujtim Cakrani, Meta kërkon që të qëndrojë pranë mbrojtësit në sallën e gjyqit, duke argumentuar se izolimi në “kafazin e xhamit” cenon të drejtat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare për një proces të rregullt ligjor.

Në kërkesën e siguruar nga gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami theksohet se kjo praktikë bie ndesh me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, konkretisht me nenin 3 dhe nenin 6, si dhe me nenet 30 dhe 31 të Kushtetutës së Shqipërisë, që lidhen me prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për mbrojtje efektive.

Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamitMeta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamitMeta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamitMeta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos