Gratë me shami dyshohej se u flisnin të miturve në rrugë, Policia identifikon dy iranianet: Nuk kanë kryer veprime të kundërligjshme

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 14:18 | Kronikë

Gratë me shami dyshohej se u flisnin të miturve në rrugë,

Policia e shtetit ka identifikuar dy gratë të cilat u filmuan disa ditë më parë pranë një furgoni të kuq dhe u pretendua se flisnin në mënyrë të dyshimtë me fëmijët.

“Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare. Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve”, tha policia.

Gratë me shami dyshohej se u flisnin të miturve në rrugë,

Policia gjithashtu garantoi qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos