Në kërkim të Elson Reçit, Policia dhe RENEA kontrolle në banesën e tij në Mirditë

Nga Igli Çelmeta
15 Maj 2026, 08:10 | Kronikë

Në kërkim të Elson Reçit, Policia dhe RENEA kontrolle

Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia e Shtetit dhe forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle të shumta në Mirditë.

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit të vitit 2024, raporton A2CNN.

Policia ushtroi kontrolle në banesën e tij në Mirditë, si edhe në disa ambiente të tjera, por pa rezultat, pasi Reçi nuk u gjet. Më pas, nga verifikimet e kryera, rezultoi se në Shqipëri kishte hyrë vëllai i tij dhe jo vetë Elson Reçi.

Elson Reçi akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Preng Gjinit. Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen më 7 janar të vitit 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos