
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin Veli Cenaj, 23 vjeç, punonjës i bashkisë, me detyrë administrator në lagjen “Gostil”, dhe shpallën në kërkim shtetasin Jurgen Cenaj, 23 vjeç.
Në vendin e quajtur “6-katëshi”, Jurgen Cenaj ka përplasur me automjet, punonjësin e Policisë Rrugore në shërbim, shtetasin Ermir Metaliaj dhe është larguar.
Ndërsa shtetasi Veli Cenaj, ka kanosur me fjalë se do te vriste punonësit e Policisë. Punonjësi i Policisë mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)
