Gazetari Ervin Leka tregoi se si ndodhi ngjarja e rëndë në Kamëz, ku një 19-vjeçar plagosi me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar.
“19 vjeçari ka marrë armën rreth orës 1:40 për t'ia treguar shokëve. “Shikoni, kam një armë”, edhe kjo euphoria, të paktën sipas hetuesve, edhe për shkak të përdorimit të alkoolit, pa dashur është shkrehur. Në deklaratat që ka bërë, ka thënë se nuk isha në dijeni që arma ka qenë e mbushur dhe me fishek”, u shpreh Leka në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.
“Arma, deri në këtë fazë hetimi, është e 19-vjeçarit. E kishte siguruar pa leje dhe ka deklaruar se e kishte prej disa ditësh. Sigurisht, do të jenë hetimet e mëtejshme që do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me përfshirjen e ndonjë familjari, për shkak se i ati ishte një ushtarak. Por, të paktën deri në këtë fazë hetimi, arma dhe sigurimi i kësaj arme është bërë nga 19-vjeçari”, shtoi gazetari. (A2 Televizion)