Po gjuante shpendë te Liqeni i Prushit, pranga 35-vjeçarit në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 12:19 | Kronikë

Po gjuante shpendë te Liqeni i Prushit, pranga 35-vjeçarit në

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap në flagrancë duke gjuajtur shpendë, te liqeni i Prushit, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë. Policia njofton se  ka sekuestruar armën e gjahut me municion.

“Gjatë patrullimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, te liqeni i Prushit u evidentua se një shtetas po gjuante shpendë, në kundërshtim me moratoriumin e vënë për këtë veprimtari.

Po gjuante shpendë te Liqeni i Prushit, pranga 35-vjeçarit në

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë paligjshmëri, u identifikua dhe u arrestua autori, shtetasi N. M., 35 vjeç, banues në fshatin Prush, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër”. Kontrollet kundër gjuetisë së paligjshme, vijojnë”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos