Policia ndëshkon 112 drejtues mjetesh në 24 orë në Korçë, 27 për parakalim të gabuar e celular

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 13:59 | Kronikë

Policia ndëshkon 112 drejtues mjetesh në 24 orë në

Policia Rrugore e Korçës ndëshkon 112 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, apel për respekt të rregullave të qarkullimit

Policia Rrugore e Korçës gjatë 24 orëve të fundit ka ndëshkuar 112 drejtues mjetesh, shkruan A2 CNN.

13 për parakalime të gabuara;
14 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
16 për mosvënie të rripit të sigurimit;
17 për parkime të gabuara;
7 për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
3 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;
2 për shpejtësi tej normave të lejuara;
40 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet moderne të monitorimit dhe menaxhimit të trafikut.

Policia Rrugore e Korçës apelon te drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos