Sherr mes disa personave në Velipojë, qëllohet me armë zjarri

Nga Senad Nikshiqi
8 Qershor 2026, 14:28 | Kronikë

Sherr mes disa personave në Velipojë, qëllohet me armë

Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në Velipojë. Sipas burimeve nga vendngjarja disa persona janë përfshirë në një konflikt mes tyre duke u rrahur me grushte.

Ndërkohë një shtetas është dhunuar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa po merr mjekim nga mjekët ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.

Gjatë këtij konflikti, një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.

Policia ka identifikuar të dy palët e përfshira dhe po punon për gjetjen dhe kapjen e tyre si dhe të personit që ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Velipojë ndërsa janë ende të paqarta arsyet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos