
Gjykata e Posaçme dështoi edhe këtë të hënë të lexojë pretencën në procesin ndaj tre të pandehurve të dosjes "Meta-Kryemadhi", të cilët gjykohen me kohë të shkurtuar.
Seanca ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut e Pirro Xhixhos u shty për shkak të mungesës së mbrojtësve të të pandehurit Xhixho.
Seanca e radhës u caktua për më 15 qershor. (A2 Televizion)