Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona

Nga Edi Ruçi
29 Shtator 2026, 12:42 | Kronikë

Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë,

Një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti në lagjen “Skënderbeu” në Sarandë, mesditën e sotme. Paraprakisht raportohet se dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit dhe janë transportuar në Spitalin e Sarandës.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, Fatmir Pema, 39 vjeç, ka pësuar djegie në trup, ndërsa Florian Bica, 27 vjeç, është dërguar në spital pas tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të garantuar sigurinë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit, ndërsa pritet të dalin të dhëna të tjera në vijim lidhur me ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos