Sot seanca e radhës për Ilir Metën në GJKKO, Cakrani: Shpresojmë për një lajm të mirë  

Nga Armand Bajrami
11 Maj 2026, 11:48 | Kronikë

Sot seanca e radhës për Ilir Metën në GJKKO, Cakrani:

Po mbahet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e radhës gjyqësore për dosjen në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë. Fillimisht po mbahet seanca për zëvendësimin e masës dhe mandej gjyqi në themel. 

Avokati i ish-Presidentit, Kujtim Cakrani, në një prononcim të shkurtër për median në hyrje të GJKKO tha se shpreson për një lajm të mirë sot.

Kemi zëvendësimin e masës tani, pastaj kemi themelin. Kështu që shpresoj të kemi një lajm të mirë sot. Se iu kam edhe ca borxhe juve”, tha Cakrani për gazetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos