Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2024, 13:36 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotmë në Bulqizë, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.

Po ashtu bëhet me dije se nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i sulmit.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, shtetasi L.T, ka njoftuar sallën operative  se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.

Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të japim informacion më të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos