Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, vritet 30-vjeçari, plagoset vëllai i autorit

Nga Rigels Malile
21 Prill 2026, 21:16 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, vritet

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e vogël të Memaliajt në Tepelenë. 

Dyshohet se shtetasi Donald Nela ka qëlluar për vdekje 30-vjeçarin Endri Goxha, raporton A2CNN. 

Ka qenë një konflikt i momentit që ka degjeneruar në përdorimin e armës nga agresori 25-vjeçar.

Policia menjëherë është vënë në kërkim të autorit, i cili ka ikur në drejtim të paditur.

"Blutë" bëjnë me dije se në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi Darjo Nela, 25 vjeç.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se: "Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes".

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos