
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Shkëlqim Pepa dhe Ilir Lazri.
Vendimi u mor këtë të shtunë, duke konfirmuar masën e mëparshme të sigurisë për katër të pandehurit, të cilët po hetohen për përfshirje të dyshuar në veprimtari të ndryshme kriminale, shkruan A2CNN.
Sipas të dhënave hetimore, disa prej tyre dyshohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën e Sarandës gjatë periudhës 2019–2021, si dhe në trafikimin e lëndës narkotike drejt Greqisë. (A2 Televizion)