U gjykua për vrasje, si fitoi pafajësi në 2 shkallë Kreshnik Mujeci

Nga Armand Bajrami
26 Prill 2026, 19:11 | Kronikë

Në tetor 2017, Kreshnik Mujeci, i dyshuar si shënjestra e atentatit të së dielës në Balldre, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të Genc Mhillajt.

47-vjeçari Mhillaj u qëllua nga dy persona, një prej të cilëve i maskuar, në zonën e Malit të Jushit, në Shkodër. Më herët, për të njëjtin krim ishte prangosur vëllai i tij Jozef Mujeci, shkruan A2.

Prokuroria e Shkodrës ngriti dyshime se vëllezërit kishin qëlluar me armë zjarri Mhillajn, pasi pak ditë para ngjajres viktima ishte konfliktuar për motive të dobëta me Jozef Mujecin. Pretendimet e saj prokuroria i bazoi në gjetjen e një mjeti “Audi A3” me kofano dhe marmitë të nxehtë në banesën e babait të Jozef Mujecit ditën e ngjarjes, që provonte se mjeti ishte përdorur këtë ditë.

Po sipas prokurorisë, pranë vendngjarjes u gjet një furgon “Mecedes Benz” në emër të Kreshnik Mujecit, brenda të cilit u gjet një pistoletë tip “TT”.  

Akuza u mbështet edhe mbi përgjimet ambientale të disa dëshmitarëve, se mjeti Audi kishte lëvizur një orë para mbërritjes së policisë. Mbi këto pretendime prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të vëllezërve. Më 27 nëntor 2018 Gjykata e Shkodrës vlerësoi se akuzat nuk provoheshin.

Vëllezërit Kreshnik e Jozef Mujeci u deklaruan të pafajshëm dhe u urdhërua lirimi i menjëhershëm i tyre. Sipas të dhënave zyrtare, vendimi është ankimuar në prokurori. Apeli i Shkodrës vendosi mospranim të ankimit më nëntor 2019, duke lënë në fuqi pafajësinë e vëllezërve.

Apeli arsyetonte në vendim se prokuroria kishte paraqitur një ankim pa asnjë shkak dhe pa asnjë argument, në kundërshtim me formën e kërkuar nga ligji dhe se plotësimin e tij e kishte bërë përtej afateve ligjore.

Më tej, çështja u zhvendos në Gjykatën e Lartë, ku përmes këtij vendimi një Kolegj Penal vendosi ta kthejë për rigjykim në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, me një trupë tjetër anëtarësh.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos