Atentati në Lezhë, policia del me njoftim zyrtar

Nga A2 CNN
26 Prill 2026, 16:20 | Kronikë

Atentati në Lezhë, policia del me njoftim zyrtar

Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë, ku mbetën të vrarë dy persona, burrë e grua, brenda një makine pas një atentati.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos