Zbulohet foto e Ylli Zallës, në banesën e tij u gjet arsenal luftarak, dyshohet se siguroi armët për atentatin e Rinasit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 10:31 | Kronikë

Zbulohet foto e Ylli Zallës, në banesën e tij u gjet arsenal

A2 CNN ka siguruar foton e Ylli Zallës, person i shpallur në kërkim, pasi në banesën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme armësh dhe lëndësh shpërthyese. Zalla dyshohet se ka fuyrnizuar me armë personat që realizuan atentatin në Rinas të martën e 11 nëntorit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur rëndë Mustafa Sheqeri, përcjell A2 CNN.

Banesa ndodhej në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:

-3 kallëpë tritol;

-12 granata dore sulmuese;

-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);

-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-2 kg e 25 gramë Cannabis.

48-vjeçari Zalla është shpallur në kërkim dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos