
Parlamenti u përfshi nga debate të forta gjatë pasdites e sotme, të cilat çuan në ndërprerjen e senacës plenare.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur në foltore tha: “Realisht, nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim “ore, si mendoni ju për këtë?”. 0900, për ty Albana kam këtë numrin”.
Kjo ishte deklarata që nxiti sherrin, me Gazment Bardhin që u ngrit në këmbë, u afrua te foltorja dhe i tha Ballës: “Shko thuaja gruas tënde atë! Ndyrësitë, i pafytyrë, 0900 e ka jot motër numrin. Burrë legen!”.
Pas rikthimit të seancës, Balla i kërkoi ndjesë Vokshit, duke thënë se “numri me 0900 është për të marrë informacion në BE”. (A2 Televizion)