Afrim Krasniqi: Rotacioni nuk vjen me reforma, por nga fryma e ndryshimit

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 22:29 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, shprehu bindjen e tij se rotacioni politik në vendin tonë nuk vijnë nga formulat elektorale, por nga një faktor tjetër.

Krasniqi renditi 3 kushte: “E para, të bëhet parti. E dyta, të bëhet demokratike. E treta, nëse do të bësh ndryshim në Shqipëri, dy gjëra mjafton të bësh: të miratosh një ligj reformator për partitë politike dhe për financimin elektoral. Këto të dyja do ndryshonin shumë gjëra në Shqipëri dhe deri tani, në dijeninë time, nuk është pjesë e axhendës prioritare as të Komisionit të Reformës Zgjedhore”, tha Krasniqi.

“Ideja është, kur një opozitë nuk i ka numrat në Parlament, duhet të kërkojë alternativa për ta ngritur zërin dhe për të mbrojtur interesin publik. Dhe këto do ishin reformat kryesore. E dyta, të jemi të qartë se duket sikur po jetojmë në një vend ku është dikush një djall dhe një engjëll përballë dhe gjithmonë ndodh e njëjta situatë. Rotacionet politike në Shqipëri nuk kanë ardhur nga formula elektorale. Rotacionet politike kanë ardhur nga fryma, nga ndryshimi, nga fryma e ndryshimit dhe nga shpresa tek njerëzit që diçka do ndryshojë në Shqipëri. Dhe nëse nuk kuptohet ky mesazh, çfarë do të thotë frymë, çfarë do të thotë shpresë dhe çfarë do të thotë ndryshim, pastaj të them të drejtën është përgjegjësi e përbashkët që Shqipëria nuk ka rotacion politik dhe nuk ka rotacion te elita politike”, shtoi Krasniqi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos