"Ahmetaj dje ishte hajdut, sot engjëll"- Bushkolaj debat me Alibeajn: Po 17 firma për inceneratorin pse s'i heton SPAK?

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 22:14 | Politikë

Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, debatoi me gazetarin Elkier Bushkolaj mbi punën e SPAK-ut.

“Kur ti shikon 17 firma brenda 24 orësh për të kaluar një kompani për inceneratorët... pse nuk hetohen? Unë nuk po bëj avokatin mbrojtës të asnjë pale politike, le të flasim për dosje konkrete”, tha Bushkolaj.

Alibeaj theksoi se është “gabim të flasësh për dosjet sepse as unë nuk jam prokuror, as ti nuk je prokuror”: “Që taksat tona të shpëtojnë nga nesër e tutje, ne nuk duhet të shohim ca të njerkës e ca të nënës. Kush ka bërë korrupsion, të shkojë në burg!

“Ti mendon se Arben Ahmetaj ishte njeriu që vinte në lëvizje të gjithë mekanizmin?”, pyeti Bushkolaj.

“Arben Ahmetaj është zv/kryeministri hajdut i këtij vendi që mbështeste Ramën dhe sot, meqë u prish rrjeta e tyre, na qenka bërë idhull i opozitës. Ja, ky është gabimi. Një herë hajdut, je gjithmonë hajdut. Pyetja është: a ka sot selektivitet politik në SPAK? Unë them jo”, tha Ahmetaj.

“Selektivitet nuk ka, por duhet të ketë edhe prioritet. Sepse një megaaferë ka tjetër prioritet, ndërsa një aferë tjetër ka tjetër”, ia ktheu Bushkolaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos