Avokati i Popullit, lista me kandidatët miratohet në Komisionin e Ligjeve, kalon në seancë për votim

Nga Fjorela Beleshi
9 Dhjetor 2025, 12:37 | Politikë

Avokati i Popullit, lista me kandidatët miratohet në Komisionin e

Lista me emrat kandidatë për postin e Avokatit të Popullit u miratua në Komisionin e Ligjeve me 9 vota pro dhe 3 kundër, duke kaluar kështu në seancën plenare për votim, raporton A2 CNN.

Para nisjes së punës në komision, grupi parlamentar i PS u mblodh dhe vendosi të mos propozojë asnjë emër të ri, por të zgjedhë një nga emrat e propozuar nga opozita.

Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos