“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre me 1600 euro”, Rama: Vendimi i parë i gjyqtarëve, befasisht i turpshëm! Këtë herë nuk do të hesht

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2025, 10:50 | Politikë

“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre me 1600 euro”,

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po përpiqen të kalojnë përmes një vendimi në Gjykatës Kushtetuese një tjetër rritje të rrogës, prej 1600 eurosh, për magjistratët në Republikën e Shqipërisë. Kryeministri paralajmëron se këtë herë nuk do të heshtë, siç bëri me kërkesën e mëparshme të gjyqtarëve për rritje të rrogës.

“Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit”, tha Rama në një postim në “X”, përcjell A2 CNN.

“Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh - po po, 1600 Euro plus pagës aktuale - të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos