Berisha voton në referendumin e PD-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Nga A2 CNN
23 Maj 2026, 11:30 | Politikë

Berisha voton në referendumin e PD-së, i shoqëruar nga
Gjatë procesit të referendumit të zhvilluar brenda Partia Demokratike e Shqipërisë, kryetari Sali Berisha mori pjesë në votim dhe hodhi votën e tij, në një proces ku ai është i vetmi kandidat, shkruan A2CNN. 

Sali Berisha u paraqit në qendrën e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.Berisha u shpreh se pjesëmarrja e demokratëve është një shenjë e rëndësishme e vullnetit politik brenda partisë dhe i ftoi ata që nuk kanë votuar ende të marrin pjesë.

Përshëndes të gjithë demokratët dhe demokratet që kanë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor.

Në një proces në të cilin në mënyrën më demokratike referendare i shprehin besimin, ose shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo dhe kundër tij…

I ftoj të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor,” tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos