“Do ta riformatojmë partinë”, Gjin Gjoni zbërthen planin: Ja çfarë do të ndodhë të shtunën

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 09:58 | Politikë

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar, në një moment që vjen pas debateve për mënyrën e rikonfirmimit të Sali Berishës në krye të selisë blu.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, deputeti i PD Gjin Gjoni deklaroi se forca politike ku ai bën pjesë ndodhet në një proces riorganizimi dhe reformimi të strukturave drejtuese.

Gjoni ndërsa nënvizoi nevojën për hapje të partisë dhe afrimin e figurave të reja që ngjallin besim te publiku.

PD është në një proces riorganizimi dhe po shkon në proces zgjedhjesh sipas një mandati që është përcaktuar në statut. Ditën e shtunë është procesi i Kuvendit të PD dhe pres që të ketë piketa shumë të rëndësishme sa i përket 4-vjeçarit të ardhshëm në lidhje me drejtimin e PD. Padyshim që PD duhet të hapet, riformohet dhe të sjellim figura të reja. E them me bindje sepse jam në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe ata presin ndryshim. Nëse s’ka ndryshim situata s’do jetë në pozita të shëndosha. Këtu nuk flas për ndryshim emrash, se njerëzit e marrin të hiqet X dhe të vihet Y", tha deputeti demokrat. 

"Pyetja që duhet të shtrohet për çdo demokrat është a i përgjigjet PD-ja realitetit ku ndodhemi dhe si duhet t’i përgjigjemi farsës elektorale. Pas analizës duhet të nxirren objektivat. Momenti i dytë është, kjo PD a është e gatshme për të ardhur në pushtet. Absolutisht është, me një riformatim të mënyrës si mund të menaxhohet. Kryetari i partisë është gjetur, flas për nënkryetarët, Kryesia, Këshilli Kombëtar, të futen elementë të ri, që ngjallin besim te qytetarët. Janë të gjitha faktorët, jo vetëm denoncimet, që PD i ka realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos