Rama në Korçë i kujton Berishës dhunën e vitit 1996: 30 vite më pas, PS e afroi Shqipërinë me BE

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 18:24 | Politikë

Rama në Korçë i kujton Berishës dhunën e vitit 1996:

Në nisje të fjalës së tij në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Korçë, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje 26 majin e vitit 1996. Ai tha se në atë kohë PS u përball me një regjim brutal, ku u dhunua edhe rezultati i zgjedhjeve.

“Një koincidencë e madhe bashkoi një datë, 26 majin. Dy momente, domethënëse të PS-së. 26 maji i vitit 1996 ku socialistët u përballën me furinë e një dhunë dhe brutalitet, ku vuri Shqipërinë përballë sfidës reale të ndërtimit të demokracisë dhe e vendosi PS në situatë jashtëzakonisht dramatike. Ata që ishin në vijën e parë, u dhunuan ashtu sikundër u dhunua edhe rezultati i atyre zgjedhjeve që u grabitën nga pushteti i degraduar i PD-së. Ai 26 maj sot është i papërfytyrueshëm. Opozita dhunohej rregullisht. Shqipëria e asaj kohe kishte vetëm një ekran, ekrani i RTSH dhe në atë ekran nuk shfaqej asnjëherë opozita, përveçse në ndonjë rast me pamje që mbuloheshin komenti negativ i spikerit të lajmeve. Shqipëria e asaj kohe kishte vetëm një gazetë opozitare, edhe ajo u bë shkrumb e hi, nga ai që ishte vërtet regjim brutal”, kujtoi Rama teksa theksoi se 30 vite më pas, Partia Socialiste e afroi Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

“26 maji i para pak ditëve, ku PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart, në majën që kemi amanet nga të parët tanë, dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë, ku gjendet shtëpia e Europës së Bashkuar. Ne do të vendosim me flamurin e Ismail Qemalit dhe Gjergj Kastriotit. PS ka dëshmuar që është e vetmja forcë politike të ketë një marrëdhënie të drejtë me interesin kombëtar. Sot ia kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo në botë dhe i kemi dhënë Shqipërisë një tingëllim tjetër emrit të saj. Sot Shqipëria ndodhet në një fazë tjetër, pasi kemi mbyllur grup-kapitujt lidhur me negociatat me BE”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos