Protesta hyn në ditën e 25-të, Edi Rama mbledh në seli drejtuesit politik të PS

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 09:23 | Politikë

Protesta hyn në ditën e 25-të, Edi Rama mbledh në seli

Pas mbledhjes me grupin parlamentar, kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në orën 08:30 një takim me drejtuesit politik të qarqeve, raporton gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi.

Kjo lëvizje vjen pas porosive për të evidentuar çdo protestues dhe për të mbrojtur qeverinë.

Udhëzim që është konkretizuar dukshëm gjatë dy ditëve të fundit, ku socialistët dhe vetë Kryeministri kanë reaguar ndaj protestës në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, protesta qytetare sot hyn në ditën e saj të 25-të.

Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e qeverisë, kërkesa që janë hedhur poshtë nga kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos