
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.
Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtari Erjon Çela, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Balluku më 13 mars 2026, shkruan A2 CNN.
Përmes kësaj kërkese, ajo kërkonte revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit që i ndalon ushtrimin e funksioneve publike si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
(A2 Televizion)