"Jo anatemim të gjyqtarëve!" Qeleshi kundër deklaratave të Ramës për drejtësinë: E rëndësishme pavarësia

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2025, 21:49 | Politikë

“Çdo formë presioni politik mbi gjyqësorin dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe minon besimin publik në institucionet”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë dhe ish-kryegjyqtarja e Gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi, pas deklaratave të kryeministrit Rama gjyqtarët e  magjistratët. Sipas sa, presioni i pushtetit ekzekutiv mbi gjyqtarët reflektohet në vendimmarrje më të ashpra ndaj qytetarëve, duke i shtyrë ata drejt masave sigurie ekstreme.

“Padyshim që presioni i pushtetit ekzekutiv apo i politikës në përgjithësi ndaj gjyqësorit reflektohet më tej dhe pasoja vjen te qytetari. Ne e kemi parë që në rastet kur pushteti gjyqësor ka pasur një presion shumë të madh për të mos dalë në TV e portale dhe gjyqtarët kanë qenë në masa ekstreme ndaj qytetarëve. Ndjehet te qytetari avokati dhe ne diskutojmë që për shkak të këtij presioni të madh e mosndëshkueshmëria, ne kemi masa sigurie ekstreme arrest me burg për çfarëdo lloj vepre. Rri me masë arrest me burg se presioni është shumë i madh dhe gjyqtarët kanë një reflektim me masa sigurie ekstreme. Kjo është tendenca e kulturës ndëshkuese në përgjithësi”, tha Qeleshi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ajo theksoi se procesi gjyqësor është më i brishtë se vetë gjyqtarët, pasi ata flasin vetëm përmes vendimeve. Kjo, sipas saj, e bën sistemin të cenueshëm ndaj sulmeve politike dhe mediatike.

“Procesi gjyqësor është më i dobët se gjyqtarët flasin vetëm përmes vendimeve. Dhe kjo bën që të gjithë pushtetet e tjera të kenë mundësi të anatemojnë çdo vendim që nuk ju pëlqejnë. Çdo vendim që nuk i pëlqen një gazetari apo politikani dhe anatemohet. Nëse ka gabim korrigjohet nga shkalla më e lartë,” deklaroi Qeleshi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Qeleshi kujtoi se një nga synimet kryesore të reformës në drejtësi ka qenë rikthimi i besimit te gjyqësori, prandaj çdo anatemim individual i gjyqtarëve e dëmton rëndë këtë proces. Qeleshi vlerësoi edhe qëndrimin e Shoqatës së Gjyqtarëve ndaj deklaratave të kryeministrit dhe apeloi për respekt institucional.

“Kemi pasur një problem të madh me besimin e publikut te gjyqësori. Për këtë u bë reforma në drejtësi. Ne presim drejtësi të paanshme e profesionale. Dhe nëse ne anatemojmë çdo vendim atëherë ti e minon besimin. Ka problematika të përditshme në vendimmarrje, ka çështje e kritika por anatemomi individual gjithmonë është i papranueshëm. E përshëndes vendimin e shoqatës së gjyqtarëve. Ne duhet të pranojmë që sistemi duhet të funksionojë. Kurrsesi nuk duhet të kemi anatemim të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është e rëndësishme që ne të mësohemi në diskursin tonë publik të mos anatemojmë sistemin e drejtësisë”, përfundoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos