Kartelet shqiptare të drogës, gazetari Bushkolaj: Janë kthyer në problem, po shkruajnë edhe mediat e huaja

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 22:09 | Politikë

Kartelet shqiptare të drogës janë kthyer në shqetësim serioz ndërkombëtar. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Elkier Bushkolaj, sipas të cilit narrativa ndërkombëtare për kryeministrin Rama ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vite më parë. Bushkolaj theksoi se një vëmendje të veçantë në mediat e huaja kanë marrë edhe protestat e qytetarëve shqiptarë.

“Fakti që sot një media ndërkombëtare shumë e njohur si Reuters ndër më të rëndësishmet në Europë edhe në botë i dha një vëmendje ndërkohë që i është dhënë edhe vëmendje edhe protestave dhe arsyeve sepse qytetarët shqiptarë kanë dalë në protesta. Ne duhet të kemi parasysh diçka që është fakti i pakontestueshëm.  Mania e zotit Rama për t'u ekspozuar në mediat ndërkombëtare kam përshtypjen që jemi në pikën që po kthehet edhe në bumerang se në fund të ditës nëse kujtojmë para gjashtë vitesh, shtatë vitesh, ne kishim media që flisnin për një piktor, për një politikan avangarde, për një artist të jashtëzakonshëm. Ndërkohë sot ne kemi një panoramë krejt tjetër në mediat ndërkombëtare. Po themi deri para 2019-s ose po themi deri para 2018-s, që të jem pak korrekt, se ne pavarësisht mediave ndërkombëtare atje ku punojmë përpiqemi t'i japim atë hapësirën. që meritojmë sot. Narrativa në mediat ndërkombëtare për zotin Rama është krejt tjetër për të së vërtetës. Kemi media amerikane që bëjnë etiketime të tipit “Ramaduro”. Kemi media që kanë bërë investigime për kartelet e drogës. Madje këtu kemi dhe një koleg që ka bashkëpunuar dhe me mediat angleze. Por për kartelet e drogës, fuqizimin e karteleve të drogës, oazin ekonomik që u krijua në Shqipëri për kartelet e drogës”, tha ia në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos