“Mos më çoni në…”, Arben Malaj: Pse kryeministri italian u largua nga vendi i tij për në Tunizi

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2026, 22:04 | Politikë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me situatën që kaloi Italia me “duart e pastra”, kur kryeministri i asaj kohe, Bettino Craxi, u largua për në Tunizi për shkak të akuzave në rritje për korrupsion.

“Shqipëria e sotme krahasohet me situatën kritike që kaloi Italia me “duart e pastra”, që u detyrua të hiqte imunitetin, dhe kryeministri i saj, Bettino Craxi, që si ekonomist vlerësohej në Itali, por për shkak të akuzave për korrupsion u detyrua të largohej nga vendi, të shkonte në Tunizi dhe të linte amanet që varri i tij të shikonte nga Italia, por të mos e çonin kurrë në Itali nëse nuk e shpallnin të pafajshëm”, tha Malaj.

“Abuzimi me pushtetin e ka gjithmonë një fund. Unë përmenda një rast, të një personaliteti të politikës italiane, i vlerësuar për reformën në ekonomi dhe zhvillimin e vendit, por për shkak të korrupsionit u arratis në Tunizi. Si Gruevski që iku në Hungari”, shtoi ish-ministri i Financave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos