Kolegji Zgjedhor pezullon vendimin për qendrat e votimit në burgje, çështja kalon në Kushtetuese

Nga A2 CNN
20 Maj 2026, 17:00 | Politikë

Kolegji Zgjedhor pezullon vendimin për qendrat e votimit në burgje,

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pezullojë vendimin e Komisionit Rregullator të datës 14 prill, i cili kishte ndryshuar procedurat për ngritjen e qendrave të votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Vendimi erdhi pas padisë së Partisë Demokratike, e përfaqësuar nga Franci Nuri, e cila kërkoi shfuqizimin e aktit të Komisionit Rregullator. Ky i fundit e kishte miratuar ndryshimin me 4 vota pro dhe 1 kundër, atë të anëtares Hegla Vukaj, shkruan A2CNN. 

Paralelisht, Kolegji Zgjedhor i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shpallur antikushtetues nenin 18 të ligjit për gjendjen civile (i miratuar në qershor 2024 me votat e mazhorancës), i cili lidhet me përcaktimin e vendbanimit të të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP), duke u bazuar edhe në jurisprudencën e mëparshme të çështjes së Rrogozhinës, ku u përsëritën zgjedhjet për bashkinë pas ankesës së “Bashkë Fitojmë”, për shkak se rezultati ishte ndikuar nga votat në kutinë e burgut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos