
Opozita ka shprehur kundërshtimin ndaj kalendarit të punimeve të Kuvendi i Shqipërisë, duke e cilësuar atë si joeficent për zhvillimin e një debati parlamentar cilësor.
Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, deklaroi se përfshirja e 15-20 projektligjeve në një seancë e bën diskutimin formal dhe pa efekt real.
“Po i bëni seancat joeficente. Kalendari nuk duhet të jetë mekanik, duke e mbushur me projektligje që kalojnë pa debat dhe pa vëmendje. Ne duhet të diskutojmë dhe ta bëjmë sa më efektiv diskutimin parlamentar. Kjo është arsyeja pse ne jemi kundër kalendarit. Të gjejmë mundësinë që debati të jetë sa më efektiv”, tha Bardhi. (A2 Televizion)