Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, e ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, deklaroi se “votuesit më të devotshëm të Partisë Socialiste janë gratë dhe vajzat”.
“Në të gjitha sondazhet tona, rezulton që votuesit më të devotshëm të Partisë Socialiste janë gratë dhe vajzat. Kjo lidhet edhe me qasjen që ka lidershipi i PS-së, më shumë se janë mbështetur gratë dhe vajzat gjatë qeverisjes, që nga nivelet më të larta. Këto janë statistika. Sot është fakt që Shqipëria ka qenë ndër të parat për përfshirjen e grave dhe vajzave në qeveri”, tha Kushi.
“Të gjithë jemi dëshmitarë, që nga nivelet më të larta, që nga kabineti qeveritar, po kështu në Kuvendin e Shqipërisë, po kështu në këshillat bashkiakë, po kështu në administratën publike dhe këtë e them me statistika, këtë e kemi me shifra, jo thjesht dëshira”, shtoi Kushi.
(A2 Televizion)