Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 10:10 | Politikë

Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Gjermane "dënon dhunën e papranueshme", shkruan A2.

"Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve", lexohet në postim.

Më 22 mars demokratët protestuan me flamurin gjerman, vendi i cili po kritikon sjelljen e mazhorancës në raport me drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit dhe deri tani nuk ka lejuar miratimin e IBAR. Por me reagimin e sotëm tregon qartë që nuk mbështet aspak protestat e opozitës me dhunë ndaj institucioneve.

Postimi i plotë:

Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos