
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur protestën para Kryeministrisë të organizuar nga kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj.
Gjatë fjalës së tij në një lidhje live me qytetarët përmes rrjeteve sociale, Berisha e ka cilësuar protestën e organizuar nga Lapak të drejtë.
Po ashtu, Berisha ka thënë se Lapaj nuk është i përjashtuar nga koalicioni opozitar, teksa e ftoi që të organizojnë aksionin sëbashku.
“Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë”, tha mes të tjerash Berisha.
Gjithashtu Berisha bëri thirrje për protesta kombëtare më 22 dhjetor deri në krijimin e një qeverie teknike. (A2 Televizion)