Ish-ministri i Jashtëm, Arian Starova, thotë se lëvizja e nisur nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i shërben më shumë socialistëve, se sa opozitës.
“Çdo lloj beteje brenda vetes në këtë vend i jep dorë kundërshtarit pra kryeministrit aktual, Partisë Socialiste, por njëkohësisht hallakat mendërisht, psikologjikisht edhe elektoratin e djathtë”, tha Starova në “A2 Weekend” me Suela Demirin në A2 CNN.
I pyetur nëse, sipas tij, Salianji në këtë rast po bën po bën zhurmë dhe nuk po lë që të shihen problemet e ditës, Starova u përgjigj: “Nuk e di, do të kisha dëshirë ta dëgjoja konkretisht se çarë thotë ai mbledhje që të mund të gjykoja më konkretisht. Po as më ka interesuar, as nuk kam pasur mundësi ta shikoj. Por me kaq sa shikoj dhe komentet e tjerave që mund të jenë dhe të pasakta, ky është mendimi im për këtë. Një lëvizje e tillë sot çon ujin në mullirin e kundërshtarit. Pra e dëmton e dëmton politikën dhe politikbërjen e së djathtës”. (A2 Televizion)